
Hyrje Shpjeguese: Pse është e domosdoshme Profilaksia Periodike per Printers dhe Fotokopje per nje kompani – (SLA – Service Level Agreement) me kadence 3 mujore ?
Në një ambient profesional me volume printimi , mbarëvajtjen e operacioneve të përditshme administrative e garanton vetëm një infrastrukturë që punon pa ndërprerje. Pajisjet moderne të printimit dhe fotokopjimit janë sisteme komplekse elektro-mekanike. Njësoj si një automjet, ato kanë nevojë për kontroll dhe mirëmbajtje të rregullt që të ruajnë performancën maksimale dhe të shmangin defektet e papritura.
Mungesa e një shërbimi profilaktik periodik rrit kostot afatgjata të biznesit në katër shtylla kryesore:
- Konsumi i parakohshëm nga pluhuri dhe toneri: Armiku kryesor i pjesëve të lëvizshme është pluhuri i ambientit, pluhuri mikroskopik i letrës dhe grimcat e tonerit. Kur këto ulen mbi gominat e tërheqjes (feed rollers) dhe të kalimit të letrës (transport path), krijohet një shtresë e lëmuar që eliminon fërkimin (grip), duke bërë që gomina të rrëshqasë dhe të shkaktojë bllokime të shpeshta letre (paper jams).
- Dëmtimi i pjesëve të shtrenjta mekanike: Pa pastrimin me ajër të komprimuar dhe lubrifikimin e rregullt me grasë speciale silikoni (rezistente ndaj nxehtësisë), pluhuri përzihet me lubrifikantët ekzistues duke krijuar një “pastë gërryese”. Kjo bën që dhëmbëzorët plastikë (gears), rripat e transmisionit dhe kushinetat të sforcohen, të pësojnë fërkim “metal mbi metal” dhe të hane njëri-tjetrin, duke çuar në thyerje mekanike.
- Efekti zinxhir dhe ndërhyrjet e gabuara: Kur makineria bllokohet vazhdimisht për shkak të gominave të papastra, letra shpesh ngec pranë pjesëve jetike si Furra (Fuser Unit) ose Tamburi (Drum Unit). Përpjekjet e stafit për ta nxjerrë letrën me forcë apo me mjete të mprehta rrezikojnë të gërvishin këto komponentë, duke shkaktuar dëme që kushtojnë qindra euro për t’u zëvendësuar.
- Humbja e produktivitetit dhe rënia e cilësisë: Pa pastrimin e thikave fshirëse (cleaning blades) dhe pjesës optike (lazerit/pasqyrave), dokumentet fillojnë të dalin me vija apo të zbehta, gjë që dëmton imazhin e hotelit në sytë e klientëve. Për më tepër, çdo minutë që një pajisje qëndron jashtë funksioni përkthehet në vonesa për stafin e recepsionit, financës dhe administratës.
Zgjidhja përmes SLA-së 3-Mujore: Ky propozim për Marrëveshjen e Nivelit të Shërbimit (SLA) në bazë 3-mujore është dizajnuar nga printer.al pikërisht për të ndaluar këtë amortizim të parakohshëm. Përmes këtij shërbimi të programuar, teknikët tanë sigurojnë hapjen e poreve të gomës për t’i kthyer elasticitetin, pastrimin e plotë të optikës dhe lubrifikimin e të gjithë sistemit të transmisionit.
Në këtë mënyrë, ky shërbim profilakse nuk përbën një kosto shtesë, por një siguracion afatgjatë që mbron investimin tuaj fillestar, garanton kosto minimale për faqe (TCO) dhe siguron që kompania juaj të kete gjithmonë shërbim pa ndërprerje.